Loçka ime!

“Ma Loute” - film francez me regji te Bruno Dumont

Shume shume seriozi Bruno Dumont ka kthyer tashme pllaken dhe ka filluar te beje humor ne filmat e tij: “P’tit Quinquin” ishte lajmeruesi i nje ndryshimi te tille, “Ma Loute” (Loçka ime) eshte konfirmimi: film burlesk par excellence, regjizori konkuron kete vit per Palmen e Arte ne festivalin e filmit në Kanë, pas dy trofesh (2 Grand Prix) tashme te fituara atje.

Ma Loute (Loçka ime) i zhvillon ngjarjet ne fillim te shek. XX ne veri te Frances, nê gjirin oqeanik te “Slack Bay” (i cili i jep edhe titullin filmit ne gjuhen angleze). Dy grupe shoqerore vihen perballe njeri-tjetrit: nga njera anë Van Peteghem-ët, familje borgjezo-incestuale e dekadente dhe nga ana tjeter, nje familje e varfer peshkataro-kanibale, djali i te ciles (te cilin pikerisht te afermit e therrasin Loçka-ime = Ma Loute) bie ne dashuri me vajzen e Van Peterghem-ëve.

Rolin e borgjezëve e luajne tërësisht aktorë profesionistë ose më saktë, e luan ajka (borgjezia) e aktorëve aktualë francezë (Rrastësi?). Ate të familjes se peshkatareve e luajnë teresisht aktorë amatorë (prap rastësi?). Midis ketyre dy grupeve shoqerore, qendron i trashi Machin, komisar policie dhe ndihmesi i tij (i holli Malfoy), te cilet inspektojne disa zhdukje te herpashershme personash qe ndodhin ne zonen ne fjale.

 
*

Film-monstër (nuk thashe monstruoz!), “Loçka ime“ në fillim befason: veshtiresia per tu futur në të (edhe pse tashme i kisha parë të 8 filmat e meparshem te Bruno Dumont) qendron tek “martesa” midis mizaskenes aspak ledhatuese te filmit dhe deshires komike (burleske) te gjesteve. Gjithsesi, me kalimin e minutave te para filmi funksionon, pra ndjehet dialektika e brendshme midis lirizmit nga njera ane dhe tonalitetit burlesk nga ana tjeter, e gjitha kjo permes nje procesi autodestruktiv qe ka per emerues te perbashkët humorin.
Pikerisht, nepermjet kesaj loje tonesh, filmi arrin të intrigojë, duke na kujtuar portretet e piktorit te rrymës naive Henri Rousseau, portrete (ne shikim te parë) te lemuara e plot ngjyra te ndezura por të cilët, falë mosperputhjes (ne dukje) me trashesine e trajtave dhe tipareve, intrigojne progresivisht mendjen e shikuesit.
E njejta ndjesi me filmin ne fjalë!

*

Ky quhet ekscentrizem, por ekscentrizmi nuk i ben aspak keq kinematografise (mbi 90% e filmave te sotem vuajne nga nje akademizem ulëritës! ). Për fat, pjesa më e mirë e kinematografise se sotme franceze guxon të jete ekscentrike (Steak i Quentin Dupieux, “Vincenti nuk ka luspa” i Thomas Salvator   , “Kulla e kontrollit te trafikut ajror” i Eric Judor  apo “Merde” i Leos Carax  -per te permendur vetem disa syresh te viteve te fundit) : filma qe guxojne te jenë “te ekzagjeruar”, “absurdë”, “irreverencialë”, “monstra”.

Ndofta kjo nuk eshte rastesi: shpirti i artistit francez jo rralle ka qene ekscentrik (në letersi: nga Rabëleja (Rabelais) tek Alfred Jarry; në muzike: nga Erik Satie tek Gainsbourg), te gjithe artistë “ekstravagantë” romatikë te pakorigjueshem. Por dhe në kinematografi: Jacques Tati, Jacques Demy, Jacques Rozier.., lista do ish e gjate.
Sigurisht, jo çdo regjizor i madh ka qene detyrimisht ekscentrik (sikurse jo e gjithe vepra e nje regjizori ekscentrik ka qene e tille: ajo e Godard-it, psh). Ne kinematografine franceze ekscentrizmi shpesh ka ardhur nga jashtë (Buñuel, Ruiz, Ferreri) ose si influence nga fusha te tjera (psh nga aktrimi ose teatri: mund te kujtojme FEKS, Fabriken e Aktorve Ekscentrikë Rusë te viteve ‘20). Eshte e natyrshme nje diçka e tille sepse ekscentrizmi eshte hapje ndaj “te huajës” : ne nje botë te populluar gjithe e me teper nga njerez-robotë, jane ekscentrikët ata qe ç’rregullojne makinën e vajisur te Shoqerise se Konsumit; ne nje bote depresivesh, ata jane public health.
Por fundja, edhe artikulli me i bukur qe Arber Zaimi ka shkruar ndonjehere deri me sot ka qene: “Manifesti i Ekscentrikut“.

Keshtu qe: vive l’excentrisme!
Rrofte “Loçka ime”!

8.8

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=4lU1dR9X9VY

click:

7 Responses to “Loçka ime!”

  1. per 'Locka ime' Says:

    Ky eshte nje site qe ia ndjeke mungesen.
    Dhe stenda e filmit shijoka shume.

    Gjeta & pashe keto pune te autorit: L’Humanite, Flanders, Hadewijch dhe Hors Satan. Si perfundim u njoha me stilin e tij, dmth si organizohet Dumont me mjetet e tij per te na treguar cfare desheron te tregoje. Te tjerat pertej kesaj, mbeten konfuze (duke marre per baze vleresimet e ketushme, gjithnje). Ja ta shpjegoj shkurt:

    Hors Satan m’u duk i kapshem menjehere dhe pelqeu ne teresi si nje pune ‘Dumont’ (mendoj se titulli ne shqip domethene “Tutje, shejtan!”). Hadewijch, pelqeu diku aty ne 3/4. Flandres mire,ide e zgjuar. Isha dakord me kritiken per heroinen - loje me drama. L’Humanite do pare dhe njehere - kryesoren mendoj e mora por vazhdoj kam paqartesi konsideruar kritiken ketu.

    Eshte e vertete kur thua Dumont merret me natyren njerezore, kjo behet e qarte kur e ndjek ne filmat e tij. Te merresh me natyren njerezore eshte e nevojshme sepse pak dime per njeriun dhe limitet & hapesiren & elasticitetin e natyres se tij. I started to like Dumont. Gjithashtu, interesant sesi pak njohuri fr. mjafton dhe mund t’ia kalosh mire me filmat e tij. Sh. falemnderit.

  2. autori Says:

    kam shkruar per FLANDERS ketu : http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/11/flandres-film-francez-nga-bruno-dumont/

    Ik shejtan : http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2011/11/16/hors-satan-ik-shejtan-film-francez-me-regji-te-bruno-dumont/

    Hadewijch : http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/12/19/hadewijch-film-francez-me-regji-te-bruno-dumont/

    P’tit Quinquin : http://www.peshkupauje.com/2014/09/blogosfera/kur-twin-peaks-takon-buster-keaton

  3. per "Locka ime" Says:

    Flm, edhe pse I dija.
    se fundmi pashe La vie de Jesus, qe them eshte me I miri.
    Rrofsh.

  4. autori Says:

    Po ! Edhe mund te jete me i miri, sepse filmi i parë fare (dhe Dumont eshte regjizor qe vjen nga nje fushe krejt pa lidhje (ne dukje) me “zanatin” e regjizorit : ka qene profesor filozofie ne gjimnaz) dhe ne kete kontekst, ben fort sens qe filmi i pare “i nje ish-profesori filozofie” te jete dhe “son premier amour”.

    L’humanité - j’adore (per Flanders, ngaqe e kam ripare edhe nje here tjeter qe prej kohes kur kam pas shkruar review, kam rezerva : nuk do shprehesha fiks njesoj si asokohe). Por “L’Huanité” e adhuroj si film. Te gjithe amatore aktoret, imagjino. E kush mund te filmoje me aq sinqeritet nje “femer te ndezur” si heroina e filmit ?? Le pastaj komisarin e Policise !
    le pastaj skena e fundit !! http://www.longpauses.com/wp-content/uploads/2002/03/dumont.jpg
    *

    Kryesorja eshte se Dumont e rivë vazhdimisht veten ne pikepyetje (challenge himself ?), kerkon ta tejkaloje veten ne cdo film te ri. Sidomos qe prej “P’tit Quinquin” me te cilin po levron venën e burleskut. Ndersa me “Hors Satan” kisha pershtypjen se po parodizonte veten disi.

    Gjithsesi, jo shume vete kane pare nje film “nga Dumont”. Po dhe ca stomak duan amà (se filmat e tij jane nga ata qe qarkullojne midis stomakut dhe kokes(mendjes). Dhe te paturit stomak eshte: sa çeshtje “stervitjeje” me kinemanë, aq edhe çeshte karakteri

    ja kshu kshu…

  5. per 'Locka ime' Says:

    L’humanite ishte me i veshtiri, tani qe vijne parasysh si nje ansambel te peste (titujt qe pashe). Por shkaku mendoj eshte se ish i pari fare qe u pa.
    Sipas veshtiresine ne rritje ja renditja sipas meje: La Vie de Jesus, Flandres, Hors Satan, Hadewijch, L’humanite. Duhet te them se me perjashtim te ‘La vie de jesus’, te tjeret erdhen ca rendshem si weirdo-s. (Ndoshta kete ke parasysh kur flet per stomak ketu.)

    Ke shume te drejte per heroinen e L’humanite. Nuk e kisha precipituar egzaktesisht ashtu, por qe ajo ishte llahtar per nga realizmi.
    Heroi, nga ana tjeter, erdhi ne kufijte e fantastiko-shkencores, them une. Jashtezakonisht pozitiv dhe eshte per t’u lavderuar simpatia qe i shpreh atij Dumont me ate realizim qe I ka bere.

    Nuk e gjeta “P’tit Quinquin”. Por te shoh te kerkoj me mire.

    Ndersa ‘Hors Satan’ u mireprit per faktin se ne rastin tim, e kuptova me te njohur. Dmth kur ndiqja filmin nuk me duhej me te perpiqesha te njihja Dumont, ai tashme ishte i njohur, dhe tek ky film u konfirmua c’kisha mesuar me te tjeret para tij. (Po ndoshta pikerisht prandaj edhe ti thua se aty Dumont parodizon veten, duhet te jete teper evident Dumont aty)

    Flm sh. qe vlereson kete pune, Dumont ishte nje regjisor aspak i kollajte. Shumica (e titujve)u rinisen me se njehere. Po edhe une s’eshte se kam ndjekur shume te ketij kalibri regjisorial. Tjeter europian qe mendoj se duhet te jene te se njejtes shkalle veshtiresie, jane Vellezerit Dardene. Jam habitur sa mire po flet per Dumont kete rradhe sepse pershtypja ishte qe kishe tjeter ide per te, sidomos pas Hadewijch.

    Kisha per te thene gjithashtu se review-te ketu bejne me shume se vetem edukojne, te thuash edukojne iu ben nenvleresim.
    Ja psh. personalisht e kam te veshtire te marr shume mbi nje film mbi bazen e nje koncepti tjeter nga ky i perdorur ne kete blog.
    Le te jene ato review te ardhura, ta zeme edhe nga Sight & Sound. Plus, ato s’me kane shtyre dot te shoh filmin per te cilin flasin. Nuk eshte ky rasti ketu, perkundrazi.

  6. autori Says:

    “Flas mire” per Dumont kesaj rradhe, sepse me habiti (per mire). Ne kuptimin : tejkaloi veten !

    Dardenne jane tjeter ‘gje’. Edhe ata, pothuaj 3/4 e filmave te tyre i kane me aktore amatore (e perbashketa me Dumont), por jane me se shumti në venën natyraliste (”si prej verteti”).
    Dumont JO. Filmat e tij nuk kane per qellim qe te na duken “si prej verteti”. Rrahin gjetiu

    Per Dardenne mund te thuhet se prej 4-5 vitesh “going in circles”, po perserisin jo pak veten. Sigurisht, mbeten kineaste me shumme se te levduar por kam frike se…

  7. per 'Locka ime' Says:

    Tjetra qe i bashkon Dumont me Dardenet desha me thene eshte fakti i te qenit europian. Dakord, ata jane totalisht te diferencuar nga nj-tj. por meqe europiane per mua vijne te veshtire (ta zeme krahasuar Shyamalan dhe Spielberg).

    Interesant puna e rrahjes se nje filmi.
    Gjithashtu, interesant puna e te venit te vetvetes ne pikepyetje ose jo. Mbetet te shohim filmat e fundit te ketyre te dybe. Sh. flm & have a nice week.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)